​Tifozët komentojnë mungesën e Rrahmanit e Zhegrovës

Yje si Amir Rrahamni e Edon Zhegrova nuk janë pjesë e Kombëtares së Kosovës për ndeshjen ndaj Izraelit që zhvillohet pas pak në “Fadil Vokrri”.

Mungesën e tyre tifozët po e shohin si të arsyeshme për shkak se ata janë në obligime me ekipet e tyre respektive.

Për kp ata gjithashtu janë shprehur të bindur se nuk do të ketë ndonjë eskalim të tifozëve në tribuna gjatë kësaj ndeshje. Rabi Xhemajli ka thënë se mungesa e Rrahmani dhe Zhegrovës është e arsyeshme.

“Çdo lojë është e rëndësishme për shtetin mirëpo në bazë të rrethanave nuk kanë gabuar sepse nuk e kemi nevojën, jemi më të dobët dhe kanë arsye që nuk kanë ardhur mirëpo sidoqoftë është dashur të vijnë për shkak të publikut dhe kënaqësia jonë t’i shohim Zhegrovën e Rrahmanin…Jo, sepse është alet dhe mik i yni dhe sporti është sport, do ta bëjmë lojën më të mirë të mundshme, mirëpo çdoherë respekt për ekipet që vijnë këtu edhe për Izraelin edhe për çdo ekip që vjen në shtetin tonë”, ka thënë Xhamajli.

Ndërsa Ramiz Thaçi ka deklaruar se kjo ndeshje nuk ka shumë rëndësi të madhe për Kosovën, ndërsa eskalim nuk do të ketë sipas tij.

“Nuk mund të them diçka keq për ata sepse ia janë përgjigjur gjithmonë ftesës, sigurisht se kanë pengesa nga ekipet dhe pastaj edhe lojë me rëndësi për Kosovën sepse Kosova gjasat nuk i ka të mëdha për të shkuar në Kampionatin Evropian në Gjermani, por ka edhe lojtarë të tjerë që mund të luajnë ën pozicionet e Zhegrovës. Ne e dimë që Zhegrova është një futbollist shumë i talentuar…Nuk mundet të ketë, asnjë eskalim nuk do të ketë sepse po të kishte eskalim ne nuk do të vinim, pro nuk mendoj që do të ketë eskalim apo diçka tjetër”, tha Thaçi

Ndërsa tifozi që ka ardhur nga Tetova për ta parë këtë ndeshje, Daut Ramadnai ka dekalruar se është faji i FIFA-s që e ka caktuar këtë datë të ndeshjes dhe se kjo ua ka pamundësuar disa lojtarëve që t’i bashkohen kombëtares.

“Ata kanë luajtur në kampionatet e veta, sot e pash që Amir Rrahmani luante për Napolin. Këtu nuk e ka Kosova, e ka FIFA fajin. Nuk është dashur ta caktojë këtë datë, ata e kanë caktuar këtë datën e sotme, edhe Franca luan sot edhe Italia, për atë arsye nuk janë këtu….Nuk besoj, ne jemi futbolldashës, vijmë ta shohim Kosovën, ajo është më me rëndësi, sporti.”, theksoi Ramadani.

Ndeshja Kosovë-Izrael nis nga ora 20:45.

Back to top button