TikTok pezullon punën në Rusi

Rrjeti social TikTok do të pezullojë punën në Rusi. Kjo u bë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare në Twitter, ku bëhet e ditur se kjo po ndodh për shkak të ligjit të ri për media në Federatën Ruse për “fake news”.
“Në dritën e ligjit të ri të “lajmeve të rreme” të Rusisë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të pezullojmë transmetimin e drejtpërdrejtë dhe përmbajtjen e re në shërbimin tonë video, ndërkohë që shqyrtojmë implikimet e sigurisë të këtij ligji. Shërbimi ynë i mesazheve brenda aplikacionit nuk do të ndikohet”, thuhet ndër tjera në njoftim./21Media

Back to top button