Time: Dua Lipa në listën e 100 njerëzve më me ndikim në botë për vitin 2024

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është një superstar global. Kjo pasi që pesë këngët e saj kanë zënë vend në mesin e 10 këngëve më të mira në “Billboard Hot 100”.

“Që kur isha shumë e vogël, kam shënuar gjërat që kam ëndërruar për veten time,” tha Lipa për Times, disa vite më parë.

Tutje gjatë kësaj interviste ajo u shpreh se “Do të doja të merrja përsipër botën”.

Lipa tani është 28 vjeçare dhe albumi i saj i tretë “Radical Optimism” i realizuar në studio është shumëpërfolur.

“Është e rëndësishme që thjesht t’i shkruash gjërat,” thotë ajo, “Asnjëherë nuk e dini se çfarë mund të bëhet e vërtetë.”

Pas suksesit të Dua Lipës, e cila fitoi pesë nominimet e saj në Brit Awards 2018. Ajo fitoi British Breakthrough Act dhe British Female Artist Solo, Future Nostalgia, moderniste e Zhanri i viteve ’70 i cili i dha asaj çmimin “Brit” për albumin britanik të vitit dhe albumin më të mirë vokal pop në çmimet e 63-të vjetore “Grammy”.

Artistja e famshme u bë pjesë e filmit “Barbie” me hitin e saj “Dance the night”./21Media

Back to top button