Tiparet e errëta që shoqërojnë shumicën e njerëzve me IQ të lartë

Ne shpesh e lidhim gjenialitetin me çuditshmërinë: Ernest Hemingway, Emily Dickinson, Virginia Woolf, Edgar Allan Poe, Mozart… ata ishin të gjithë mendje të shkëlqyera, krijuese, të veçanta dhe të gjithë ishin tragjikisht të shqetësuar.
Të gjithë e dimë se njerëzit inteligjentë mbi mesataren nuk marrin gjithmonë vendimet më të zgjuara, ashtu si një IQ (Koficineti i Inteligjencisë) i lartë nuk u garanton atyre sukses dhe lumturi. Përkundrazi, njerëzit jashtëzakonisht inteligjentë shpesh përfundojnë të ngatërruar në një rrjetë shqetësimesh, ankthi ekzistencial dhe dëshpërimi.
A ka një lidhje të drejtpërdrejtë ndërmjet IQ më të lartë dhe depresionit?
Për të filluar, një nivel më i lartë i inteligjencës nuk kontribuon domosdoshmërisht në zhvillimin e ndonjë sëmundjeje mendore. Megjithatë, është e vërtetë se këta njerëz kanë një prirje të caktuar për shqetësim dhe autokritikë të tepruar.
Në shumë raste, këta faktorë kombinohen për të çuar në depresion. Edhe pse ka përjashtime, shumë studime kanë treguar se personat me IQ më të lartë se 170 njësi janë veçanërisht të prirur ndaj depresionit.
Edhe Aristoteli shkroi në kohën e tij se inteligjenca shkon paralelisht me melankolinë.
Gjenitë si Isaac Newton, Arthur Schopenhauer dhe Charles Darwin vuajtën nga periudha të gjata neurozash dhe psikozash. Virginia Woolf, Ernest Hemingway dhe Vincent Van Gogh shkuan aq larg sa kryen vrtëvrasje…
Të gjithë këta, natyrisht, janë njerëz të famshëm, por gjithmonë ka pasur gjeni të qetë, të keqkuptuar, të vetmuar që jetojnë në mikrobotën e tyre, të ndarë nga pjesa tjetër e botës, gjë që thjesht u duket shumë kaotike, e pakuptimtë dhe zhgënjyese.
Një studim nga themeluesi i psikonalizës, Sigmund Freud, studim ky i kryer mbi një grup fëmijësh me një IQ më të madhe se 130, tregoi se pothuajse 60 për qind e tyre zhvilluan një çrregullim të rëndë depresiv.
Është gjithashtu e njohur puna e Luis Terman, i cili në vitet 60 të shekullit të kaluar filloi të ndiqte fëmijët me një IQ më të madhe se 170 në një nga eksperimentet më të famshme në historinë e psikologjisë.
Duke i parë ata si të rritur të moshës së mesme në vitin 1990, kishte një lidhje midis IQ-së së lartë dhe niveleve më të ulëta të kënaqësisë nga jeta. Edhe pse shumë prej tyre u bënë njerëz të suksesshëm, shumë prej tyre u përpoqën të merrnin përsëri jetën e tyre ose zhvilluan varësi të ndryshme.
Analiza e njerëzve shumë inteligjentë zbuloi gjithashtu se ata janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj problemeve globale. Në të njëjtën kohë, ata nuk shqetësohen vetëm për gjëra konkrete si pabarazitë klasore, uria apo luftërat – ata shqetësohen nga sjellja egoiste, irracionale dhe e palogjikshme.
Ndonjëherë ata madje zhvillojnë një çrregullim personaliteti disociues. Si rregull, ata e vëzhgojnë jetën e tyre nga jashtë, si një narrator i gjithëdijshëm për të cilin personi i tretë mundëson objektivitet të saktë, por pa ndjenjën se ai vetë është pjesë e historisë. Kjo shkakton “pika të verbëra”, të cilat kanë të bëjnë me inteligjencën emocionale: duke qenë se janë të prirur për vetë-mashtrim, lindin gabime serioze në perceptim.
Pastaj, njerëzit inteligjentë mbi mesataren shpesh fokusohen ekskluzivisht në atë që i mungon mjedisit të tyre. Mospërputhjet, egoizmi i botës ku ata jetojnë, një botë në të cilën ata nuk mund të përshtaten. Shpesh atyre u mungojnë aftësitë emocionale për t’i ndihmuar ata të gjejnë qetësi në këtë shakullinë konfuze./21Media

Back to top button