Mbi 25 mijë euro për këdo që jep informacion për vrasjen e trefishtë në Fushë Krujë

Tre persona kanë mbetur të vdekur në një atentat të ndodhur sot rreth orës 14:30 minuta në afërsi të mbikalimit të Fushë Krujës në Shqipëri.
Policia e Shqipërisë, ka bërë të ditur se se dy prej trupave të viktimave kanë mbetur të djegur në automjet ndërsa i treti, D.V 30-vjeç mbeti i vdekur pak metra më tutje.
Policia ka njoftuar se do të japë milionë lekë apo mbi 25 mijë euro për këdo që jep informacion për vrasjen.
“Në kuadër të veprimeve që strukturat hetimore të Policisë së Shtetit po kryejnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Fushë Krujë ku mbetën të vrarë me armë zjarri tre shtetas, si dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano gjatë takimit me krerët e DVP Durrës e Tiranë dhe të Departamentit të Policisë Kriminale, për zbardhjen sa më parë të ngjarjes, grumbullimin e informacionit nga qytetarët apo dëshmitarët që mund të kenë parë ngjarjen apo kanë dijeni për autorët, ju informojmë se: Policia e Shtetit ka vënë menjëherë në dispozicion për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, 3 milionë lekë të rinj”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button