Ngjarjet e datës 18 korrik

Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.
Misioni i OSBE-së në Kosovë do të prezantojë raportin e fundit tematik për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. ( Hotel Swiss Diamond në Prishtinë, ora 09:30)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), mban konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Sfidat në trajtimin e krimeve të përgjithshme”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton projektligjin për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, dhe programin e shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën korrik-shtator 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton në Komisionin për Integrime Evropiane. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton nismën legjislative “Projektligji për kriptovaluta”. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 14:30)

Back to top button