Tiranë, ambasada e Rusisë dhe Serbisë, “jetojnë” në rrugën “Ukraina e Lirë”

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar sot se një segment rrugor në Tiranë, do ta marrë emrin “Ukraina e lirë”.
Veliaj ka thënë se kjo pjesë është rruga ku janë të vendosura ambasada e Ukrainës, Rusisë, Serbisë e Kosovës.
“Qyteti i Tiranës do të emërojë një segment rruge në rreshtin e ambasadave ‘Ukraina e lirë’. Rastësisht, ambasadat e Ukrainës, Rusisë, Serbisë dhe Kosovës janë në atë rresht. Lufta e Serbisë kundër Kosovës dhe lufta ruse kundër Ukrainës kanë përcaktuar brezin tonë. Kjo rrugë do të përcaktojë qytetin tonë”, ka shkruar Veliaj në Twitter./21Media

Back to top button