Mbi 20 mijë persona u vaksinuan gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 20 mijë e 675 doza të vaksinës kundër COVID-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.110.286 doza të vaksinës. Deri më sot 399.341 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSH.
Si pasojë e infektimit me Covid-19 kanë vdekur 14 persona në 24 orët e fundit, duke e quar në total numrin e vdekjeve në 2 mijë e 859 kosovarë.
Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik nga 6 mijë e 882 mostra të testuar janë shënuar 368 raste të reja me COVID-19./21Media