Dy fëmijë amerikanë rezultojnë të humbur prej dy ditësh në Tiranë

Dy fëmijë amerikanë rezultojnë të humbur prej dy ditësh në Tiranë

Ka qenë e ëma e tyre e cila ka bërë denoncimin në polici, se fëmijët e saj janë larguar nga banesa pasditen e së martës për të mos u kthyer më.

Dy vëllezërit, 14 dhe 17 vjeç, janë të veshur me xhinse, njëri me bluzë jeshile dhe tjetri me blu dhe nuk dinë të flasin shqip. Ndërkohë, policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që të telefonojnë në numrin e emergjencës 112 nëse i shikojnë në rrugë, ose kanë informacion për vendndodhjen e tyre.  Sipas disa qytetarëve, vëllezërit janë parë për herë të fundit në zonën e Laprakës. Policia po vijon punën për gjetjen e tyre.