Titujtë që i fitoi Xhevdet Peci në karrierën e tij

Legjenda e boksit kosovar Xhevdet Peci ka vdekur dje në moshën 67 vjeçare. Lajmin për KosovaPress e konfirmoi Sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës Latif Demolli i cili tha se ai ka vdekur në Shtete e Bashkuara të Amerikës, atje ku është edhe një pjesë e familjes së tij.
Demolli gjithashtu ka thënë se ende nuk dihet se kur do të bëhet ceremonia e varrimit të Pecit por se për këtë janë në kontakt me familjarët e tij dhe detajet tjera do të zbulohen në vazhdim.
Peci kishte lindur me 17 prill 1955 ndërsa me boks filloi të merret nga mosha 16 vjeçare. Në vitin 1973 Peci së bashku me trajnerin e tij Lah Nimani bëhen pjesë e Klubit të Boksit “Prishtina”, klub me të cilin ai korri suksese të mëdha dhe fitoi shumë trofe.
Këta janë tituj e fituar nga Xhevdet Peci në karrierën e tij:
Katër here kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën individuale
Pesë here kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën ekipore
Dy herë Kampion Ballkanik
Nga vitit 1999 ai ishte kryetar e këshillit profesional së Federatës Boksit të Kosovës
Në vitin 2000, qyteti i Mitrovicës e zgjedh atë si sportistin e shekullit.

Back to top button