Aksident mes motoçikletës dhe biçikletës, vdiq një person

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje mes nje motoçiklete dhe biçiklete në fshatin Sterzovicë të Komunës së Kamenicës.
Siç njofton Policia e Kosovës rasti ka ndodhur rreth orës 11:20.
“Si pasojë  lëndime të rënda trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit i cili pasi është dërguar në QKUK për trajtim  mjekësor ka ndërruar jetë,  ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e viktimës.”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërsa bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore./21Media
 
 

Back to top button