Tjetër lajm trishtues për Barcelonën, Aguero do të mungojë për 10 javë

Barcelona ka zbuluar se Sergio Aguero do të mungojë për rreth 10 javë pasi pësoi një dëmtim të muskulit që do të vonojë fillimin e aventurës së tij të bre në “ Camp Nou”.
Reprezentuesi argjentinas erdhi në fillim të verës si lojtar i lirë pasi i erdhi fundi kontratës së tij me Manchester Cityn.
Ai ende nuk është regjistruar zyrtarisht për shkak të vështirësive financiare në Kataloni, si pasojë e të cilave u largua edhe Lionel Messi.
Kjo do të paraqesë një tjetër problem për trajnerin Ronald Koeman, i cili nuk do të mund të llogorisë në shërbimet e një prej sulmuesve më të mirë që ka tani në dispozicion.

Back to top button