Kaloni te përmbajtja kryesore

Tjetër medalje për Distria Krasniqin

(Lajm i përditësuar)


Distria Krasniqi ka fituar tjetër medalje me rëndësi. Ajo të premten e fitoi medaljen e bronztë në garën Grand Prix të xhudos në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Për medalje të bronztë Distria e mposhti lehtë kinezen Yeqing Zhu. Ndaj saj fitoi me dy uazari të shpejtë.

Ajo shtoi 500 pikë olimpike Paris 2024.

Sot garoi edhe Flaka Loxha, e cila shënoi dy fitore dhe u ndal në raundin e tretë, kategoria -57 kg.

Nesër garon Laura Fazliu, pasnesër Loriana Kuka.


Distria Krasniqi kalon në çerekfinale të Grand Slamit të Tbilisit

Distria Krasniqi ka prekur çerekfinalen në Grand Slamin e Tbilisit.

Kampionja Olimpike në xhiron e tretë mposhti me Wazaari, holandezen Naomi Van Krevel, në kategorinë deri në 52 kg.

Krasniqi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Wazaari dhe Ippon, rusen Iana Zhilkina.

Në çerekfinale ajo takohet me garuesen nga Spanja, Ariane Toro Soler.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button