Toby Vogel: Nëse palët heqin dorë nga propozimi evropian skenari do të ishte i ngjashëm me Qipron

Eksperti i DPC Global dhe njohësi i zhvillimeve politike që ndërlidhen me rajonin e Ballkanit Perëndimor, Toby Vogel ka folur për takimin e 27 shkurtit.
Sipas Vogel ky takim synon të ruajtur momentin e arritur gjatë javëve të fundit.
“ Unë nuk shoh elemente që do të kontribuonin në një hap të rëndësishëm përpara në proces. Më duket se ky është një takim që synon të ruajë momentin e arritur gjatë javëve të fundit. Thelbi i saj është se të dyja palët e pranuan propozimin franko-gjerman si diçka për të negociuar. Pra, ka të bëjë me përpjekjen për të ruajtur volantin dhe, në një farë mënyre, për të ndërtuar mbi të ,” tha Toby Vogël për shërbimin serb të Zërit të Amerikës.
Ai po ashtu tregoi një version se çfarë do të ndodhte nëse plaët dialoguese Kosovë dhe Serbia do të heqnin dorë nga propozimi.
“ Vështirë se mund të shoh një skenar sipas të cilit palët në proces do të shpallnin se heqin dorë dhe se nuk duan të flasin më – dhe, nga ana tjetër, ndërmjetësuesit ndërkombëtarë të tërhiqen. Megjithatë, nëse kjo do të ndodhte – mendoj se skenari do të ishte i ngjashëm me Qipron. Diplomacia ndërkombëtare do ta largonte vëmendjen e saj në diçka tjetër dhe do të duheshin vite për të rikrijuar kushtet në të cilat palët do të merrnin pjesë në dialog me ndërmjetësimin ndërkombëtar ”, thotë analisti i Brukselit Vogel./21Media

Back to top button