Todorov i shpëton plumbit, gjyshi i Tamarës sulmoi ish-ministrin
Ljupço S e bëri sulmin ndaj Todorovit
Në pikë të ditës dhe brenda institucionit ndodhi ky sulm, pak minuta para pranim-dorëzimit formal të Ministrisë së shëndetësisë.
Personeli i ministrisë po e priste para hyrjes shefin e ri, Arben Taravarin, e bashkë me ta edhe ministri i deri atëhershëm, Nikolla Todorov.
Por, para se të kryhej ceremonia zyrtare, në prit Todorovit i doli një 60 vjeçar, Ljupço S., nga Velesi. Ai dyshohet se ka shtënë me revole në ish ministrin Todorov.
Pas dy tri të shtënave, punëtorët e ministrisë i zë paniku, dhe me vrapë duan të dalin nga ndërtesa.
Siç mësohet, Todorov iu shmang plumbave të sulmuesit.
Dy plumbat e shkrepur nga “plaku” i Velesit përfundojnë në Çatinë e ministrisë, kurse Todorov shpëton i palënduar.
Reagimi i shpejtë i ish ministrit ia shpëtoi jetën. Të shpejtë ishin edhe pjesëtarët e sigurimit të Todorovit, të cilët arrestuan menjëherë sulmuesin e dyshuar.
Pasi i dyhsuari u dërgua në stacionin policor dhe prokurori, merret vesh se mund ta ketë sulmuar Todorovin për motive personale.
Ljupço S. është gjyshi i Tamarës së vogël, e cila para dy vjet ka vdekur, në pritje të operimit jashtë vendit, sepse vuante nga një deformim i rëndë në boshtin kurrizor./21Media