Gruevski: Tentim-vrasja e Todorovit, skenar i LSDM-së

 Sipas Gruevskit sulmi i sotëm ndaj Todorovit nuk erdhi rastësisht

Pas tentimit për vrasje të ministrit të deritashëm të shëndetësisë Nikolla Todorov, në një pres konferencë doli edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Ai akuzon LSDM-në dhe Revolucionin e Larmë. Sipas tij tentimi i asaj që ka ndodhur sot ka qenë i planifikuar kohë më parë dhe se është bërë me të vetmin qëllim që LSDM të vjen në pushtet.

“Ky tentim për vrasje nuk erdhi as rastësisht,  e as pa përgatitur. LSDM, Zoran Zaev dhe një sërë organizatash joqeveritare si “Revolucioni Larmë” i paguar, tre vite radhazi ndërtojnë atmosferë që kjo sot të ndodhë dhe me të vetmin qëllim LSDM të vjen në Qeveri, Zoran Zaev të bëhet kryeministër, VMRO-DPMNE të kalojë në opozitë dhe sipas mundësive të shkatërrohet”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

I pyetur nga TV21 se a do të ja uron Zoran Zaevit pozitën e kryeministrit, Gruevski u largua pa dhënë asnjë përgjigje, raporton TV21./21Media

Back to top button