Tolaj tha se zgjedhjet janë shembulli tipik që njerëzit të mësohen me pandeminë
Profesori universitar, Ilir Tolaj tha se zgjedhjet janë shembulli tipik që njerëzit duhet të mësohen me pandeminë.
Tolaj në Rtv21 u shpreh se këto zgjedhje janë shumë më lehtë të pranueshme se ato që janë mbajtur paraprakisht.
Ndryshe, lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021 përmban 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që janë mbajtur më 14 shkurt 2021. Numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë është: 41 mijë e 12 votues, prej të cilëve 24 mijë e 697 kanë arritur moshën 18 vjeç pas datës 14 shkurt 2021 dhe 8 mijë e 937 votues, të cilët mund të konsiderohet se janë regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil pas zgjedhjeve të fundit parlamentare./21Media