Tollovi në QKMF në Prishtinë

Dhënia e vaksinave kundër gripit sezonal ka krijuar tollovi në QKMF në Prishtinë

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, gjatë ditës së sotme është krijuar tollovi e radhë të gjata të qytetarëve. Kjo pasi nga sot ka filluar dhënia e vaksinave kundër gripit sezonal.

Vetëm deri në orën 14:00 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë kanë bërë të ditur se mbi 2 mijë persona i kanë marr vaksinat.

Disa herë ka qenë për ta marrë vaksinën kundër gripit sezonal, por tek sot Shemsi Fanaj e mori atë. Ky i moshuar thotë se kjo vaksinë të cilën e merr qe disa vite, ka efekte pozitive tek ai kundër viruseve sezonale. “Tani sa e mora para dy tre minutave vjet ka pasur shumë sukses 50 përqind më ka bërë mirë.. Po por nuk ka pasur thoshin ende nuk kanë ardhur”, u shpreh ky qytetar.

Vaksinën kundër gripit sezonal sot e mori edhe Njazi Miftari i cili tha se interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar ishte mjaftë i madh. “Ishte rendi i madh, por megjithatë ishte organizuar mirë dhe nuk ishte pritja aq e madhe dhe nuk kishte rend…Nuk është hera e parë edhe më herët e kam marr ka efekt pozitiv e sidomos këtë moshë“, tha Miftari.

Ankesa për pritje kishte i moshuari Ali Mehmetaj, i cili kishte ardhur për t’u vaksinuar por për shkak të tollovisë ai nuk e mori vaksinën. Sipas tij, meqenëse ato nuk i kanë marrë me kohë edhe e kanë humbur ndikimin e tyre, pasi që gripat tashmë veçse janë shpërndarë. “Jo nuk u vaksinova sepse ishte rendi dy tri orë nuk  mund të vish në radhë…Shpërndarja është dashur të fillonte në vjeshtë se tani nuk kanë më edhe efekt vetëm se njeriu kur e kap zori thotë ishalla më shpëton”, u shpreh ai.

Shefi i Njësisë së Vaksinave pranë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Nexhmedin Hoti, tha se sot ka nisur aplikimi i vaksinave kundër viruseve sezonale dhe deri në orën 14:00, në këtë qendër mjekësore janë vaksinuar mbi 2 mijë persona. Sipas tij, fluksi i personave që duan të vaksinohen është mjaftë i madh dhe se nuk ka nevojë të nguten për t’u vaksinuar, pasi që periudha ideale për të marrë vaksinën është deri në fund të dhjetori.

Hoti tha se për komunën e Prishtinës janë në dispozicion 10 mijë doza të kësaj vaksine.“Ne sot kemi filluar aplikimin e vaksinave të gripit duhet të themi se interesimi i qytetarëve për sot është jashtëzakonisht  i madh deri në orën 14:00 prej orës 07:00 kur kemi filluar punën janë vaksinuar mbi 2 mijë persona, jashtëzakonisht është numër i madh i personave që janë duke ardhur për vaksinim kundër gripit, sigurisht kjo për arsye se u vonua vaksina për  një kohë dhe qytetarët mendojnë që sa më shpejt me marr.. Koha ideale është për t’i marr edhe deri në fund të muajit nuk kanë çka të nguten qytetarët t’i marrin për menjëherë…06’23 Radhët janë të gjata po pritja është vetëm 10 minuta ngase e kemi organizuar punën që vaksinohen në tri njësi“, tha Hoti.

Sipas Hotit, kjo vaksinë e siguruar këtë vit për 70 përqind është më efektive kundër gripit sezonal. Këtë vaksinë mund ta marrin personat me sëmundje kronike si dhe të personave mbi moshën 65 vjeçare. “Vaksina e gripit e cila është siguruar për Kosovën është e siguruar për personat të caktuar për grup moshën mbi 65 vite të qytetarëve, gjegjësisht të moshuarve si dhe për persona pa marr parasysh moshën që kanë sëmundje kronike…06’56 Kjo është vaksina e gripit për gripin sezonal A dhe B janë dy shtame të tipi A dhe dy të tipi B”, tha ai.

Të shtunën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka nisur shpërndarja e vaksinave kundër gripit sezonal, të cilat në Kosovë kishin arritur të premten.

Në njoftim thuhet se vaksinat që po i marrin qytetarët këtë vit janë katër shtamëshe dhe rrisin fuqinë mbrojtëse ndaj viruseve sezonale.

Në funksion të parandalimit të gripit sezonal, ministria e Shëndetësisë i ka porositur 100 000 vaksina kundër gripit (prej tyre 500 doza pediatrike), të cilat janë siguruar  përmes shërbimeve të prokurimit të UNICEF-it.

Back to top button