“Top Gun: Maverick”, filmi më i mirë i vitit 2022

“Top Gun: Maverick”, filmi më i mirë i vitit 2022. Këtë vlerësim e bëri faqja e internetit dedikuar filmit Screen Rant, bazuar në votat e fansave në mediet sociale.
Ky film që është vazhdimësi e filmit Origjinal Top Gun të vitit 1986,  u shfaq në kinema para vikendit të ditës Memorial Day në SHBA, dhe prej atëherë u bë e qartë se ishte dhe është një prej filmave më të mirë të vitit. Ai u popullarizua edhe para lansimit. Sipas të dhënave për të, ky film ia kalon filmit të parë.
“Top Gun: Maverick” u pëlqye nga audienca, dhe kështu me shfaqje të tij muajt në vijim theu disa rekorde në boks office.
Veç filmit “Top Gun: Maverick”, fansat votuan edhe filma të tjerë.
Pas tij në radhë vijnë: “The Batman”, dhe “Everything Everywhere All At Once”. Më pas vijnë edhe “Avatar: The Way of Water” dhe ‘Black Panther: Wakanda Forever”.
Filmi “Top Gun: Maverick” për audiencën më në moshë sjell nostalgji nga filmi i parë, megjithatë shihet se ai është i preferuar edhe nga audienca e re.
Aktori Tom Cruise në të sjell skenat apo truqet ashtu siç kishte premtuar.
Nuk ndodh shpesh që një film si ky të pushtojë mendjet e të dy palëve, si kritikëve, asht edhe të audiencës, fansave të të gjitha moshave, andaj sipas Skrin Rent, edhe meriton të vlerësohet “filmi më i mirë” i vitit./21Media

Back to top button