Topat me rreze të gjatë veprimi kthehen në kazermë, pas vizitës së ministrave serbë

(Lajm i përditësuar)
Topat me rreze të gjatë veprimi kthehen në kazermë, pas vizitës së ministrave serbë
Ministri serb i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviq dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë Milan Mojsiloviq kanë vizituar një pjesë të njësive të Forcave të Armatosura në garnizonin e Rashkës. Pas vizitës dhe fotografimit, topat me rrezse të gjatë të veprimit të vendosur dy kilometra në afërsi të Jarinjes u kthyen në kazermë, njofton Televizioni serb N1.
Siç është bërë e ditur, gjatë vizitës ministri ka biseduar me pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë, të cilët janë duke kryer detyra përgjatë vijës administrative.
Para vizitës, ministri i Mbrojtjes u takua me krerët e Forcave të Armatosura, me të cilët diskutoi për situatën aktuale të sigurisë.
Televizioni serb: Ushtria serbe ka vendosur gjashtë topa ne afërsi të Jarinjes
Të paktën gjashtë topa me rreze të gjatë të veprimit të ushtrisë serbe dhe një numër i caktuar i policisë ushtarake janë parë në në Rudnicë dy kilometra në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinje, nga ekipi i televizionit serb N1, ka njoftuar ky televizion. Sipas njoftimit ekipti nuk i është lejuar xhirimi I topave të artilerisë së ushtriusë serbe. Por, sipas njoftimeve të televizionit serb gjendja në barrikada është e qetë.
Një natë më heret në afërsi të Zubin Polotku u bë me dije se ka patur të shtëna në afërsi të forcave paqeruajtëse KFOR dhe pak kohë pas kësaj është takuar i gjithë kreu i ushtrisë serbe me presidentin Vuçiq dhe kryeministren Bërnabië. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsiloviq, tha mbreme se pas takimit është nisur drejt Rashkës dhe se “detyrat janë komplekse si dhe se ushtria me siguri do t’i përmbushë, pa dhënë detaje”.
Televizioni serb N1 ka bërë të ditur se situata është krejtësisht identike me atë të një viti më parë kur rruga Jarinje-Leposaviq u bllokua, në të njëjtin vend u vendosën automjete të blinduara dhe disa herë mbi të fluturuan avionë ushtarakë.
Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq ka mbërritur në garnizonin e Rashkës, ku është pritur nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq dhe gjatë ditës, siç thuhet nga Ministria e Mbrojtjes, do të vizitojë disa nga njësitë e Forcave të Armatosura Serbe, në terren.
Mediat proqeveritare në Beograd kanë raportuar mbrëmë se në Zubina Potok janë dëgjuar të shtëna, ndërsa disa prej tyre kanë njoftuar se ka pasur shkëmbim zjarri mes serbëve vendas dhe policisë së Kosovës. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka pasur incidente mes pjesëtarëve të saj dhe asnjë grupi në veri të Kosovës.
Përfaqësuesit e KFOR-it kanë bërë të ditur se në Zubin Potok ka pasur të shtëna, por se në atë incident nuk ka të lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale. Ata deklaruan se po hetojnë incidentin në Zubin Potok dhe u bënë thirrje të gjithë aktorëve që të shmangin retorikën dhe lëvizjet që mund ta përkeqësojnë situatën./21Media

Back to top button