Topi i Artë për Messin, Klopp ka një pyetje interesante

Të hënën, ylli i Liverpool-it, Mohamed Salah përfundoi i shtati në votimin për Topin e Artë, duke lënë të habitur tifozë të Liverpool-it. Gjithashtu befasia ishte edhe një përfundim në vendin e dytë për Robert Lewandowskin pas një viti që shumë menduan se meritonin nderimet kryesore.
I befasuar më këto dy fakte ka mbetur edhe trajneri aktual i Liverpoolit Jurgen Klopp i cili ka thënë se Messit mund t’i jepen gjithmonë çmime të tilla por gjithashtu ka shtuar se nëse nuk i është dhenë Lewandowskit kësaj here, atëherë kur do të ndodhte kjo.
“Isha i befasuar të jem i sinqertë”, ka thënë Klop.
Sipas Klopp-it Messi mund ta marrë gjithmonë ”Topin e Artë”, por nëse nuk i jepet pas këtij viti Robert Lewandowskit atëherë bëhet më e ndërlikuar që dikush tjetër ta marrë atë.

Back to top button