Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kursit të Sigurisë Publike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë sot pjesë në hapjen e Kursit të Sigurisë Publike.
Përmes një komunikate bëhet e ditur se Kurti gjatë fjalimit ka thënë që është i gatshëm të vazhdojë të kontribojë për stabilitetin afatgjatë dhe paqen e qëndrueshme të rajonit dhe më gjerë.
Ky Kurs është bashëorganizuar nga Akademia Diplomatike e Kosovës dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike.
Në këtë trajnim që u organizua me qëllim të tërheqjes së vëmendjes, diskutimit dhe shkëmbimit të përvojave mbi sfidat ndërkombëtare të sigurisë, kanë marrë pjesë zyrtarë policor nga mbi dhjetë shtete.
Sipas Kurtit Kosova rritet si shtet, ne vazhdimisht përpiqemi të shërbejmë si model për botën; si një vend ku komunitete dhe kultura të ndryshme jetojnë në paqe, pavarësisht nga një e kaluar e mbushur me luftëra dhe gjakderdhje.
Kryeministri gjithashtu ka theksuar gatishmërinë dhe përkushtimin për të vazhduar të kontribuojmë për stabilitetin afatgjatë dhe paqen e qëndrueshme të rajonit dhe më gjerë, duke zgjeruar bashkëpunimin me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerë të tjerë./21Media

Back to top button