“Totem dhe Tabu” jepet sonte në TKK

Sonte(16 mars) me fillim nga ora 20:00, do të jepet shfaqja “Totem dhe Tabu” në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
“Totem dhe tabu” është shfaqje mysafire.
Shfaqja dans teatër, është tandem eksperimental i dansit kontemporan dhe tekstit minimal që mundëson reflektimin e audiencës lidhur me çështjet e ngritura të cilat ngërthejnë jetën e tyre dhe mentalitetin kosovar.
Shfaqja ngrehë pikëpyetje për situata dhe shqetësime të mëdha shoqërore, trauma, ndikimin e pandemisë dhe hipokrizinë shoqërore por pa arritur në konkludime dhe me qëllim që të prekë në thellësinë e përjetimeve, emocioneve dhe ngjarjeve të cilat vijnë në formë imazhesh dhe monologjeve.
Kjo shfaqje është me koreografi të Robert Nuhës, e dramaturgji të Zana Hoxhës.
Aktorët: Donikë Ahmeti, Qëndresa Kajtazi, Ismail Kasumi, Edlir Gashi, Kaltrinë Zeneli, Mikel Markaj, Zhaneta Xhemajli e Blerta Gubetini./21Media

Back to top button