Tottenhami në Top 4, thellon krizën e West Hamit

Ka ndryshim në tabelë me fitoren e sotme të skuadrës së Tottenhamit, e cila tani ngjitet në Top 4 e Premier Ligës.
Tottenhami ka siguruar pikët e plota në përballjen kundër West Hamit, të cilin e mposhti me rezultat solid 2:0.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Emerson Royal, i cili shënoi në minutën e 56’ për 1:0.
Ndërkaq, golin e dytë për Tottenhamin dhe të fundit të ndeshjes e shënoi Heung-Min Son në minutën e 72’, katër minuta pasi që u inkuadrua në lojë.
Me pikët e reja, Tottenhami zë vendin e katërt në tabelë në kuotën e 42 pikëve, krahas West Hamit që thellohet më shumë në krizë, ku renditet në pozitën e 18 me vetëm 20 pikë.
Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Tottenhamit.

Back to top button