Tradita të çuditshme për Krishtlindje rreth botës

 
Çdo vend ka traditën e vet. Kjo vlen edhe në raste kremtimesh, përfshirë këtu për Krishtlindje. Kur jemi te kjo, janë disa vende në botë që kanë tradita të ndryshme për Krishtlindje, disa nga to shumë të çuditshme.
Në Indonezi, Krishtlindja nuk kremtohet në masë të gjerë, sepse numri më i madh i banorëve janë mysliman. Por në mesin e popullatës së vogël të krishtere, në veçanti në Bali, pemët e Krishtlindjes nuk janë të gjelbra, por shumë më ndryshe. Në vend të kësaj, bredhi punohet nga puplat e pulave.

Në Portugali, ditën e Krishtlindjes e fillojnë me ushqim që quhet Consoada. Gjatë shijimit të këtij ushqimi, familjarët lënë vende ekstra në tavolinë, sipas tyre për shpirtat e të vdekurve.

Në Afrikën e Jugut, në vend të patateve të skuqura hahen larva të skuqura. Larvat zakonisht thahen ose skuqen në vaj. Thuhet se ato kanë shije si të çajrave.

Në Finlandë, sauna luan rol të madh në kremtim. Pra, festa fillon me vizitë në saunë, ku dy persona futen në të, e qëllimi i kësaj sipas banorëve të atjeshëm është që në mes tyre të krijohet më shumë afërsi. Por sauna duhet të kryhet në kohë të duhur. Sipas popullit të atjeshëm, shpirtrat e të vdekurve bëjnë banjë në saunë pas lindjes së diellit, që do të thotë se ata duhe të futen në saunë para lindjes së diellit.

Në Indi, në mungesë të pishave, hindusët dekorojnë pemën e bananes apo të mangos. Në këtë vend, 2.3 % e popullatës janë të Kirshterë, por këtë traditë e kanë edhe të tjerë. Shumë familje atje përdorin fletët e mangos për dekorim, ndërkaq në çati vendosin llamba me vaj, që simbolizojnë dritën e Jezuit.
https://www.youtube.com/watch?v=kxFqMlUEVfs
Në Ukrainë, pema e Krishtlindjes nuk dekorohet me drita e dekorime, por me rrjetë merimangash, në disa raste me rrjetë artificiale. Kjo traditë sipas banorëve të atjeshëm rrjedh nga një legjendë, sipas të cilës, një familje e varfër kishte vënë në shtëpi një pemë Krishtlindjeje pa dekorime. Kështu, rreth saj ishte thurur rrjeti i merimangës, që sipas tyre e kishte mbushur atë me hijeshi. Rrjeti i merimangës po ashtu është simbol i sjelljes së fatit.
https://www.youtube.com/watch?v=N4VdSdQHD3k
Në Venezuelë, çdo vit para shënimit të datës së Krishtlindjes, në rrugët e Karakasit dalin banorët me patina me rrota, duke mbyllur kështu trafikun për veturat.

Në Holandë, babadimri apo siç quhet Sinterklaas, çdo dhjetor shkon në Holandë nga Spanja me një anije me avull. Ai ka me vete edhe shoqëruesin e tij, Puterin e Zi. Roli i Piterit të Zi është që të shoqërojë babadimrin dhe të bëjë akrobacione të ndryshme, për ti argëtuar fëmijët të cilët çdo vit mblidhen në numër të madh për ti parë ata.  Megjithatë kjo traditë po kundërshtohet kohët e fundit. Ka disa vite që atje parqiten persona në fushatën kundër racizmit, gjë që sipas zyrtarëve në pushtet, pas disa vitesh do të humbet kjo traditë.

Në Austri praktikohet dalja e Krampus-it në rrugë. Krampusi rrjedh nga një legjendë e cila daton që prej kohërave mesjetare dhe vëllezërve Grim. Krampus është bishë me dy brirë, e cila endet nëpër rrugë duke kërcënuar fëmijët. Ky personazh është një përkujtim se pas errësirës vjen drita. Bisha paraqitet si satanai. Legjenda lidhur me të ka inspiruar disa realizime filmash në Hollywood.

Dhe tradita e dhjetë e çuditshme për Krishtlindje vjen nga SHBA-të. Shumë amerikanë vendosin dhurata tek pema e Krishtlindjes, por shumë prej tyre po ashtu kanë një zakon jo të njohur për botën. Familje atje e kanë zakon që të varin një ornament xham në formë turshie në mesin e dekorimeve. Kështu, i ftojnë fëmijët që të kërkojnë këtë ornament. I pari që e gjen atë, thuhet se do ta ndjek fati i mirë tërë vitin. Shumë amerikan besojnë se kjo traditë ka origjinën nga Gjermania./21Media

Back to top button