Protestuesit kërkojnë shkarkimin e ministres së Ekonomisë dhe nacionalizimin e KEDS-it

Grupi i qytetarëve protestën për reduktimet e rrymës, sot e vazhdoi edhe pranë Qeverisë së Kosovës, ku kërkuan furnizim të rregulltë me energji elektrike, shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe nacionalizimin e KEDS.
Njëra nga organizatoret, Liridona Sijarina theksoi se është e patolerueshme që të ketë reduktime të rrymës në gjithë vendin, derisa siç tha ajo, Qeveria subvencionon KEDS-in dhe pagesën e rrymës për qytetarët në katër komunat veriore.
Protestuesit u shpërndan të qetë, derisa paralajmëruan protesta edhe në ditët në vijim.

Back to top button