Më 08.08.2020, në periudhën nga ora 00:15 deri në orën 02:00 inspektorët nga Zyra e Jashtme për Kriminalistik për Çështje Penale Gostivar –  SPB-Tetovë, Byroja për siguri publike – Ministria e Punëve të Brendshme në bazë të urdhërit me shkrim nga gjyqtari i procedurës paraprake – Gjykata e Gostivarit, bëri kontrollë në një objekt hotelierik dhe në ambientet tjera ndihmëse në pronësi të R.B (46) nga fshati Dobërdol, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer krim “prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotikee dhe substancave psikotrope” të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së  Veriut.

Gjatë kontrollit në objektin hotelerik u gjetën 10 persona femra të moshës 21 deri në 39 vjeç, tre prej të cilave janë shtetase të Maqedonisë së Veriut, gjashtë janë shtetase të Republikës ës Shqipërisë dhe një nga Republika e Kosovës, të cilët së bashku me pronarin e objektit hotelerik R.B u privuan nga liria dhe u mbajtën në stacionin policor në Gostivar për shkak të dyshimit se kishin kryer veprën penale “Trafikimi i qënieve njerëzore” – neni 418 I Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kundër tyre pas përfundimit të procedurës do të bëhen parashtresat e duhura”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme./TV21