Tragjedia në Cetinë, Abazoviq: Mali i Zi nuk mban mend ngjarje të tillë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka deklaruar se ngjarja e sotme në Cetinje (Cetinë), ku është raportuar për 10 të vdekur, është një tragjedi që Mali i Zi nuk e mban mend.
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Cetinjës”, është shprehur Abazoviq në Telegram.
Tridhjetë e katër vjeçari V. B ka vrarë sot disa persona në Cetinë, më pas është vrarë. Vijesti, duke cituar burime nga policia dhe prokuroria, ka raportuar se të paktën 10 persona janë vrarë, katër persona janë transportuar në Qendrën Klinike dhe se mes të vdekurve ka edhe të mitur./21Media

Back to top button