“Rinia është fryma dhe themeli i Republikës sonë”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, sot në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, ka pritur në takim disa të rinj të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit.
Sipas Osmanit, matematicientët, juristët e shkencëtarët tanë të rinj po dëshmojnë vazhdimisht përgatitjen dhe talentin e tyre në gara ndërkombëtare duke e vënë Kosovën në ballë të këtyre arritjeve”
“Rinia është fryma dhe themeli i Republikës sonë, prandaj në Ditën Ndërkombëtare të tyre, Presidenca ishte e nikoqire e disa prej të rinjve tanë të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit. Pavarësisht kufizimit në lëvizje, të rinjtë tanë si Andi, Arbeni, Arti, Besforti, Duarti, Ernesa, Endriti, Leka, Rinori, e shumë të tjerë, po dëshmojnë se me përkushtim e zell mund të arrihen suksese të mëdha përtej kufijve tanë dhe se meritojnë të ndjehen të barabartë me moshatarët e tyre anekënd Evropës.”, është shkruar në faqen zyrtare të Presidentes Osmani në Fcaebook.
Sot është shënuar Dita Ndërkombëtare e Rinisë. Me këtë rast, është bërë e ditur se po punohet për ndryshimin e Ligjit për rininë./21Media
May be an image of 6 people, people sitting, people standing and indoor

Back to top button