Tragjedia në Gostivar, gjenden trupat e pa jetë e dy personave në lum

 

 

Qyteti i Gostivarit është zgjuar me lajmin e trishtë të mbytjes së dy personave në lumin Vardar. Bëhet fjalë për një 20 vjeçare, e cila për motive akoma të panjohura është hedhur në lum, dhe për një 45 vjeçar i cili përfundoi tragjikisht në tentativë për ta shpëtuar të rejën.

Gjendemi në vendin ku mbrëmë, disa minuta pas mesnate, 20 vjecarja nga Gostivari, është hedhur në lumin Vardar. Në vendin e ngjarjes ka qenë edhe 45 vjecari B.A. bashkë me vëllain e tij, i cili është hedhur në lum për ta shpëtuar 20 vjeçaren. Disa sekonda pasi është munduar që ta nxjerrë nga lumi, ai bashkë me 20 vjeçaren janë marrë nga uji i lumit Vardar dhe trupat e tyre janë gjetur gjatë ditës së sotme pa jetë”.

Kërkimet për trupat e viktimave, nga policia dhe banorët kanë filluar menjëherë pasi është denoncuar rasti në polici dhe  gjatë orës 3 të mëngjesit, në fshatin Çajle, konkretisht  në afërsi të  këndit të lojërave është gjetur trupi i 20 vjeçares. Ndërkaq,  rreth orës 12 të ditës së sotme, policia gjeti edhe trupin e 45 vjeçarit mes fshatit Forinë dhe Çegran. Trupat e viktimave janë dërguar për obduksion dhe më pas do tu dorëzohen familjarëve për tu përcjellë për në banesën e fundit.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Sekori për Punë të Brendshme -Tetovë  dhe të njëjtit theksojnë se po hetojnë shkaqet e kësaj tragjedie./TV21

Back to top button