Shqiptarët mbeten sërish të bllokuar në Kapshticë, rradha mbi 2 km
29 Gusht 2020
Vijon situata e bllokimit të shqiptarëve në Kapshticë.
Shumica e tyre që ishin prej mëngjesit të sotëm janë ende aty.
Ata nuk kanë lëvizur nga Kapshtica pasi nuk duan të humbin rradhën.
Numri i shtetasve është shtuar edhe më shumë se në mëngjes, radha ka kaluar mbi 2 kilometra. Në radhë ka edhe autobusë të linjave Shqipëri-Greqi.
Kufiri me Greqinë do të hapet mëngjesin e nesërm në orën 06:00. Pala greke vazhdon të jetë e prerë me urdhrin e saj që nuk do tolerojë asnjë, vetëm duke lotësuar nurmitn prej 300 personash në ditë.
Qytetarët janë të irrituar pasi kanë të gjithë dokumentacionin e duhur, por edhe seps u skadon test ii covid dhe do të duhet të ripaguajnë edhe 100 euro për të ribërë. Por, përsëri nuk e kanë të sigurt nëse do e kenë radhën apo jo.
Nëse rradha do të shtohet, një pjesë mund të mbetet jashtë, pasi do të potësohej kuota./oranews