Tragjedia në Himarë, kërkohet dorëheqja e ministrave Çuçi e Kumbaro

Edhe sot u protestua për të kërkuar drejtësi për 7 vjeçaren që gjeti vdekjen pasi u godit nga një skaf në Potam.
Protestuesit nga Ministria e Brendshme janë zhvendosur drejt Kryeministrisë për të kërkuar drejtësi për Jonadën.
Ata janë ulur të gjithë së bashku në shenjë protestë.
Dhe në pankarta shkruhej “Drejtësi për Jonadën”, “Mbrohemi Bashkë dhe e vrasim frikën”.
“Drejtësi për Jonadën. Heshtja është bashkëpunim në vrasje”
“Drejtësi për Jonadën. Të marshojmë pro jetës, të marshojmë për vete”
Të gjithë protestuesit kërkojnë të vendoset drejtësia për ngjarjen e rëndë.
Pedagogia dhe aktivisja Ilirjana Kuçana, gjithashtu e afërme e  babait të Jonada Avdisë, 7 vjeçares që u vra nga skafi në Potam, telefonoi live kryeministrin Rama për ti kërkuar shkarkimin e ministrave Çuçi e Kumbaro.
“Do provojmë të marrim live kryeministrin në telefon për ti kërkuar shkarkimin e ministres Kumbaro dhe ministrit Çuçi. Dua ti them kryeministrit se kjo çështje nuk është partiake, është njerëzore, është humane, mbi të gjitha është prindërore. Urojmë që kryeministri të na përgjigjet. Po i telefonojmë live kryeministrit të vendit për ti kërkuar dorëheqjen e Çuçit dhe Kumbaros si prind”
Prania e fëmijëve, bashkëmoshatarë të vajzës 7-vjeçares nuk munguan as në protestën e dytë për të.
Ata zunë vend në rresht në shkallët e Kryeministrisë teksa në duar mbanin pankarta ku shkruhej:
“Drejtësi për Jonadën. Heshtja është bashkëpunim në vrasje”./oranews

Back to top button