Tragjike, pesë të vdekur në aksidente trafiku të shtunën
(Lajm i përditsuar)
Tragjike, pesë të vdekur në aksidente trafiku të shtunën
Mbrëmjen e së shtunës në Kosovë pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve të trafikut.
Aksidentet kanë ndodhur në Podujevë, Pejë e Prishtinë.
Tragjike, humbin jetën tre persona në dy aksidente trafiku në rajonin e Prishtinës
Një person ka vdekur, kurse një tjeter ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot rreth orës 16:30 në rrugën Llapnasellë -Graqanicë.
Për portalin rtv21.tvrastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti,
“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”, tha ajo.
Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.
Vdiqën dy persona si pasojë e një vetaksidenti në Podujevë
Dy persona kanë vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi sonte në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se nga ky aksident i lënduar ka mbetur edhe një person tjeter.
”Sot rreth orës 20:30 në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Dy nga personat e lënduar nuk kanë arrit të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtit kanë vdekur. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.
Me hetimin e shkaqeve të këtij vetaksidenti, po merren hetuesit nga Njësiti i trafikut./21Media