Traileri i dokumentarit “Save Our Squad with David Beckham”

“Save Our Squad with David Beckham” titullohet dokumentari të cilin e lansoi Disney+, i cili paraqet Beckhamin.
Ky ish futbollist në këtë dokumentar i kthehet rrënjëve të tija në East London, si mentor i ekipit futbollistik Westward Boys.
Beckham ka luajtur në këtë ekip edhe vetë kur ishte i ri.
Beckham punon me trajnerë e mentorë të ekipit.
Ai po ashtu kalon kohën me lojëtarë dhe familje të tyre, duke mësuar për jetë të tyre.
Në trailer, Beckham shihet duke u takuar me ekipin për herë të parë.
Ai i këshillon djemtë, i inspiron ata përmes bisedave dhe kthehet në lojë me ekipin.
Dokumentari “Save Our Squad with David Beckham” është bashkëprodhim i kompanisë Twenty Twenty dhe Studio 99, të cilën e ka themeluar Beckham.
Kjo seri do të jepet premierë ekskluzivisht në Disney+ me 9 nëntor 2022./21Media

Back to top button