Traileri i filmit “BARDO, False Chronicle of a Handful of Truths”

Filmi i ri i regjisorit Alejandro Gonzalez Inarritu “BARDO, False Chronicle of a Handful of Truths” është epik. Ai është vizuelisht mahnitës.
Ky film, traileri i të cilit u lansua, paraqet udhëtimin e një gazetari të njohur meksikan, që quhet Silverio, i cili po ashtu është prodhues dokumentarësh. Ai udhëton nga Los Angeles për në vendin e tij të lindjes, në Meksikë.
Silverio nderohet me një çmim prestigjioz ndërkombëtar, dhe detyrohet të kthehet në vendin e tij, por ky udhëtim që atij i duket i thjeshtë, e shtynë në kufinjët e ekzistencës.
Kujtimet nga e kaluara dhe frika depërtojnë thellë në të tashmen e tij, duke e hutuar dhe nxitur të bëjë shumë pyetje rreth jetës së tij.
Kështu, Silverio kapet pas pyetjes universale për identitetin e tij si person, për suksesin, vdekjen, historitë e Meksikës dhe lidhjet e tija që ka me gruan e tij dhe fëmijët.
Rolin e Silverios e luan aktori Daniel Giménez Cacho.
Filmi Bardo u shfaq premierë në edicionin e 79-të të festivalit ndërkombëtar të filmit në Venedik, dhe ishte në garën për Luanin e Artë. Ai do të lansohet në klinema nga 18 nëntori 2022, e më pas më 16 dhjetor në Netflix.
Ky film ka marrë kritika të përziera. Kritikët çmojnë kinematografinë, por kritikojnë skenarin dhe kohëzgjatjen e tij./21Media

Back to top button