Ursula von der Leyen në Shkup, detaje nga agjenda

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski së bashku me një delegacion qeveritar do të mirëpresin delegacionin e udhëhequr nga kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Siç njoftoi Departamenti i Qeverisë për Marrëdhënie me Publikun, vizita e von der Leyen është planifikuar nesër (e mërkurë) me fillim nga ora 17:50.
Kryeministri Kovaçevski do ta presë kryetaren e KE-së Ursula von der Leyen në një takim pune, në pllajën para Qeverisë. Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Kovaçevski përbëhet nga zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, shkruan TV21./21Media

Back to top button