Traileri i filmit “King Richard”

 
“King Richard” është titulli i filmit të ri dedikuar sportit të tenisit në të cilin me rol paraqitet Will Smith. Ky film bazohet në një ngjarje të vërtetë. Ai paraqet tregimin për Richard Williams, rolin e të cilit e luan Smith. Richard është personi që ka ndihmuar arritjen e famës së Venus dhe të Serena Williams, dy atleteve të jashtëzakonshme të cilat ndryshuan sportin e tensit përgjithmonë.
Richards kishte vision të qartë. Ai u ndihmoi atyre që të arrijnë famë ndërkombëtare.
“Kjo botë nuk ka pasur kurrë respekt për Richard Williams, por bota do të ketë respektin e duhur për ju të dyja”, u thotë ai bijave të tij në trailer.
Filmi King Richard demonstron fuqinë e familjes, të këmbënguljes dhe besimin e patundur si mjet për të arritur të pamundurën dhe për të pasur besim në botë.
Regjinë e filmit King Richard e ka bërë Reinaldo Marcus Green, e skenarin Zach Baylin.
Producente ekzekutive të këtij filmi janë: Serena dhe Venus Williams, bashkë me motrën e tyre Isha Price. Producentë të tjerë ekzekutiv janë edhe: James Lassiter, Jada Pinkett Smith, Adam Merims, Lynn Harris, Allan Mandelbaum, Jon Mone dhe Peter Dodd.
Filmi King Richard do të lansohet në kinematë amerikane me 19 nëntor 2021./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=dDB2KlxVcSA

Back to top button