Arsenali kërkon Martinezin, i ofron Interit Bellerinin

1 min read

Klubi londinez është i gatshëm ta përdorë në një marrëveshje shkëmbimi mbrojtësin spanjoll, pasi nuk është më në planet e trajnerit Mikel Arteta.

Arsenali thuhet se do ta përdorë mbrojtësin e krahut të djathtë Hector Bellerin në marrëveshjen për të siguruar shërbimet e Lautaro Martinez nga Interi, raporton “Football Insider”.

“Topçinjtë” nuk mund të përballojnë shumën e lartë të kartonit të Martinez që po e kërkon kampioni italian dhe janë të gatshëm që ta përdorin Bellerin në marrëveshje për ta zbritur çmimin e argjentinasit.

Interi ka shprehur interesim në mbrojtësin e Arsenalit, Bellerin dhe e sheh atë si zëvendësues të Achraf Hakimit, i cili këtë verë u largua drejt Paris Saint-Germainit.