Traileri i filmit “Nightmare Alley”

 
Aktorët Bradley Cooper dhe Cate Blanchett paraqiten në ekran me rolet e reja në filmin triller “Nightmare Alley”. Ky film, traileri i të cilit u lansua, është triller-psikologjik me regji të Guillermo del Toros.
Cooper e Blanchett në film paraqiten me rolet e dy manipuluesve.
Cooper paraqitet me rolin e Stan, një personi të talentuar për manipulim të njerëzve me fjalë. Kështu, ai takohet me Dr. Lilith Ritter, rolin e të cilës e luan Blanchett, e cila është psikologe, madje edhe më e rrezikshme se ai.
Në filmin “Nightmare Alley” me role paraqiten edhe aktorë të tjerë, në mesin e tyre: Willem Dafoe, Toni Kollet, Richard Jenkins, Ron Perlman, Rooney Mara, Holt McCallany e shumë të tjerë.
Filmi “Nightmare Alley” bazohet në romanin me po këtë titull të autorit William Lindsay, të shkruar në vitin 1946.
Filmi nuk ka elemente të mbinatyrshme, por ai përqendrohet në gjëra të tmerrshme që njerëzit janë në gjendje t’i bëjnë. Pra ka një tregim të errët. Regjisori i tij, del Toro në një intervistë për Collider ka thënë se ky film është i kategorisë R.
Bazuar në trailer, “Nightmare Alley” duhet si një evolucion natyror për metafora me përbindësha, në të cilat Del Toro ka punuar që prej se ka filluar karrierën, vetëm se kësaj radhe skenat duken reale, ashtu si bota që është e tmerrshme, në aspektin se çfarë të ligash është në gjendje të bëjë njeriu.
Filmi “Nightmare Alley” do të shfaqet në kinema nga data 17 dhjetor 2021./21Media

Back to top button