Traileri i filmit të animuar “Elemental”

Traileri i ri i filmit të animuar “Elemental”, të Disney e Pixar, shpie publikun në një vend të pazakontë, të quajtur Element City.

Në këtë film, një mori elementesh jetojnë dhe punojnë.

Traileri tregon çdo element, si ajrin, tokën, ujin dhe zjarrin. Aty shihet një grua e përshkruar në zjarr, e cila i ndan ato.

Kjo grua e përfshirë nga zjarri del nga zona e saj e rehatisë dhe eksploron botën spektakulare rreth saj, këtë sipas mjeshtërisë së prodhursve të filmave të Pixar.

Me fjalë të tjera, realizimi i filmit “Elemental” është inspirim nga qytetet e mëdha rreth botës. Ai paraqet kontribute në teori të elementeve si psh të pishave që janë si ndërtesa vigane, rrokaqiej ujvara e deri te rajoni në formë tornadoje që quhet Stadiumi Ciklon. Aty përshkruhet lidhja në mes elementit të zjarrit e ujit, të cilët nuk mund të prekin njëri-tjetrin, por që zbulojnë se sa kanë të përbashkëta.

Regjinë e filmit “Elemental” e ka bërë Peter Sohn. Muzikën e tij e ka kompozuar Thomas Newman.

Filmi “Elemental” do të lansohet në kinema në 3D me 16 qershor 2023./21Media

Back to top button