Traileri i filmit të ri “Black Panther: Wakanda Forever”

Ka akoma kohë deri në lansimin e filmit të ri “Black Panther: Wakanda Forever”, dhe Marvel Studios lansoi trailerin e tij për fansat e shumtë.
Traileri sjell skena nga ky film, megjithatë nuk dihet qartë se kush është Black Panther.
Në trailer vjen në skenë Namor, mbreti i Talocan. Ai godet Vakandan kur populli është në zi dhe i dobët.
Ndërkohë, Riri Williams, rolin e të cilës e luan Dominik Thorne, që është një shpikëse e re, ndërton një kostum me parzmore që duket si e Iron Man.
Në këtë film me role paraqiten e edhe shumë aktorë të cilët luajnë edhe në filmin  origjinal, përfshirë këtu: Letitia Wright, Lupita Nyong’o, Danai Gurira, Florence Kasumba, Winston Duke, dhe Martin Freeman.
Regjinë e filmit “Black Panther Wakanda Forever” e ka bërë sërish Ryan Coogler.
Ai është vazhdimësi e filmit të vitit 2018 Black Panther, në të cilin me rol u paraqit aktori i ndjerë Chadwick Boseman.
“Black Panther Wakanda Forever” do të lansohet me 11 nëntor 2022./21Media

Back to top button