Traileri i filmit të ri “The Matrix Resurrection”

 
Traileri i filmit të ri “The Matrix Resurrection” i shpie dashamirët e tij në një udhëtim të shpejtë, në të kaluarën dhe të ardhmen.
Ai është vazhdimësi e trilogut Matrix, që u realizua para 18 vitesh. Kjo tregon qartë se regjisorja Lana Wachowski ka akoma për të rrëfyer me ngjarjen në të.
Në trailer dëgjohet thënia të cilën e citon Carrie-Anne Moss në filmin Matrix të vitit 1999, që është “Deja Vy zakonisht është defekt në Matrix”.
Kjo ndodh kur në ngjarje ndryshon diçka. Thënia përcillet me një seri imazhesh të ndara në ekran, që janë të frikshme.
Në një nivel, këto pamje sigurojnë dashamirët e këtij filmi se “The Matrix Resurrection” ofron për ta një version që kanë parë më parë, por kur thellohemi në promo, ai parqet edhe skena të cilat tregojnë se ka ndryshime fundamentale.
Në filmin Matrix të vitit 2003 “The Matrix Revolutions”, aktori Keanu Reeves, i cili paraqitet me rolin e Neo-s, sakrifikon jetën për të shpëtuar njerëzimin. E në filmin e ri “Resurrections”, ai paraqitet i ringjallur dhe i vedosur brenda në Metriks.
Se si ndodh kjo, mbetet mister. Por rreth kësaj ka edhe shumë skena interesante që nxisin pyetje.
Me fjalë të tjera, filmi “The Matrix Resurrections” është vazhdimësi e filmit “The Matrix Revolutions” të realizuar në vitin 2003, ndërkaq i katërti me radhë në radhë të serisë Matrix.
Në të me role sërish paraqiten aktorët: Keanu Reeves, Carrie-Anne Moss, dhe Jada Pinkett Smith.
Atyre me role u bashkohen edhe aktorët: Jessica Henwick, Jonathan Groff, Neil Patrick Harris, Priyanka Chopra Jonas dhe Christina Ricci.
Premiera botërore e tij do të jepet në San Francisco me 18 dhjetor 2021, ndërkaq në kinema do të shfaqet nga data 22 dhjetor po këtë vit./21Media

Back to top button