Traileri i serialit “Moon Knight”

 
Traileri i serisë së re të Disney+ “Moon Knight” sjell në skenë aktorin Oscar Isac në rolin e superheroit.
Në këtë serial që do të shfaqet premierë me 30 mars 2022, Isac luan rolin e Marc Spector, një ish ushtari me identitet të çrregullt disociativ.
Si pasojë e kësaj, ai futet në një mister ku përfshihen zotat egjiptian.
Marc nuk është në gjendje të tregojë dallimet në mes jetës së tij normale dhe ëndrrave që sheh.
Ai luan me kub rubikoni, nuk mund të fle, por vetëm kërcen nga shtrati në panik, me këmbën të lidhur me zinxhir për shtrati.
Ai madje harron se vetë ka lidhur vetën me zinxhirë.
Kështu, gjatë zhvillimit të ngjarjeve, pasi që Marc viziton një muze në Egjiptin e lashtë, sheh në vizion Khonshu-në, ndërkaq më vonë takon personin e lig, Harroun, rolin e të cilit e luan aktori Ethan Hawke.
Hok është lider kulti. Ai e inkurajon Marc-un të përballet me errësirën që ka brenda tij.
Për dallim nga seritë e mëparshme të Disney+, që bazoheshin në personazhe ekzistuese nga filma të para vitit 2019, seria “Moonlight” paraqet një drejtim të ri me personazhe të reja dhe rrëfime, që nuk kanë lidhje në me Universin kinematik të Marvel.
Debutimi i stripit të Marvel “Moon Knight” u bë në vitin 1975. Ky personazh fillimisht u paraqit me superfuqi që bazohen në fazat e Hënës. Por në stripat e mëvonshëm, ai u paraqit me aftësi që shuhen.
“Moon Knight” është seria e gjashtë televizive në Universin Kinematik të Marvel./21Media

Back to top button