Trajkoviq: Vuçiq pranoi integritetin territorial të Kosovës
Politikania serbe Rada Trajkoviq ka thënë se presidenti Serb Aleksandar Vuçiq ka pranuar integritetin territorial të Kosovës.
“Vuçiq pranoi integritetin territorial të Kosovës, tani edhe veçoritë kombëtare të Kosovës. Pranon gjithçka që bie ndesh me Kushtetutën e Serbisë”, ka thënë ajo në një intervistë për “Iza Vesti”.
Këshilltarja e ministrit Rashiq po ashtu ka deklaruar se , Vuçiq është duke punuar në një dokument që është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Kushtetutën dhe në çdo gjendje normale do të duhej t’i bartë pasojat.
Sipas Trajkoviq proceset në Kosovë kanë shkuar shumë larg, serbët po legalizojnë atë që lëshon administrata e Kosovës, sepse në të kundërtën nuk do të mund të mbijetonin.
“Nëse tashmë ky është realiteti, a duhet shteti ta pranojë atë që serbët në Kosovë e pranojnë për të mbijetuar”, ka thënë ajo.
Sipas saj, më shumë se 38 mijë persona janë shpërngulur së fundmi nga Kosova dhe ajo gëzohet kur sheh që njerëzit presin në radhë për tamblica sepse kjo do të thotë se duan të qëndrojnë.
Trajkoviq thotë se sipas draftit të propozuar. asgjë nuk do të ndryshojë në fushën e shëndetësisë dhe arsimit.
Duke folur nga dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ajo thotë se nuk mendon se njohja de jure apo nënshkrimi i një marrëveshjeje nuk do të ndodhë në një të ardhme të afërt./21Media