Trajkoviq-Vuçiqit: Me këto metoda po i arrin fitoret Lista juaj serbe

 

 

Kandidatja për deputete nga Iniciativa Qytetare “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, Rada Trajkoviq ka akuzuar Listën Serbe dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, pas rrahjes së sotme brutale të djalit të politikanit serb Nenad Rashiq, Nikolla Rashiq në Llaplesellë.

Trajkoviq në një postim në Twitter ka shkruar se djali i politikanit serb u sulmua nga 30 persona.

“Djali i Nenad Rashiqit, politikanit opozitar serb nga Kosova, brutalisht është rrahur pranë shkollës në Llaplesellë. President Vuçiq shiheni se me çfarë metodash Lista juaj serbe arrin “fitoret” e saj me 95%”, ka shkruar Trajkoviq.

 

Back to top button