Vetura që u dogj në Arbëri ishte e kandidatit pë deputet të Vetëvendosjes

 

 

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka bërë të ditur se vetura e cila u dogj sonte në Arbëri, ishte e tij.

Përmes një shkrimi në Facebook, Bajqinovci ka thënë se ishte brenda veturës kur kjo e fundit mori flakë.

“Sonte rreth orës 18:30 më është djegur vetura dhe kjo ka ndodhur menjëherë pas ndezjes, për fat të mirë para se të merr flakë automjeti, kam arritur të dal. I falënderoj policinë dhe zjarrfikësit për ndërhyrjen”, ka shkruar ai./21Media

 

Back to top button