Trajneri i Belgjikës ka dy fjalë për Italinë para përballjes në çerekfinale të ‘Euro 2020’

Belgjika kundër Italisë do të jetë njëra nga çerekfinalet më interesante të Kampionatit Evropian.
Të dy këto kombëtare kanë treguar futboll cilësor deri në këtë pikë të kampionatit. Belgjika e ka eliminuar kampionin në fuqi, Portugalinë, kurse Italia ka triumfuar ndaj Austrisë.
Menjëherë pas ndeshjes me Portugalinë, trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez e ka vlerësuar lartë ekipin e Italisë si dhe punën e bërë nga trajneri Roberto Mancini duke parashikuar një ndeshje të shkëlqyer.
“Italia është skuadra më e mirë e turneut, ajo që bëri Mancini është një shembull se si të rritet një ekip ndërkombëtarisht. Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer midis dy ekipeve të mëdha”, ka theksuar ai.

Back to top button