Trajneri i Burkina Fasos: Ndeshjen me Kosovën s’do ta trajtojmë si miqësore

Burkina Faso është kombëtarja që do të ballafaqohet me Kosovën në një sfidë miqësore që do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Trajneri i skuadrës mysafire, Kamou Malo e ka vlerësuar lartë ekipin e Kosovës për kualitete që ka, por ka bërë të ditur se ata nuk do ta luajnë këtë ndeshje me qasje krejtësisht miqësore, por do të kërkojnë fitore.
“Me qenë shumë i sinqert, nuk e njohim shumë Kosovën. Mbi të gjitha kjo lojë do të jetë një mundësi e jona për njohje më të mirë të Kosovës. Ani pse ne jemi të vetëdijshëm për trajnerin e Kosovës ALian Giresse i cili është një fiurë e njohur në Afrikë dhe e dimë që ai po bënë një punë shumë të mirë dhe e dimë që do të bëjë një punë shumë të mirë. Çfarë dimë tjetër për Kosovën është se shumë lojtarë të ekipit të Kosovës luajnë në ekipe shumë të njohura kudo anë e mbanë Evropës, prandaj për më shumë presim lojën e cila do të zhvillohet nesër…Mbi të gjitha kjo lojë është një mundësi që ta zbulojmë Kosovën dhe ani pse është lojë miqësore ne nuk do ta trajtojmë të tille, do të tentojmë ta japim maksimumin tonë”, tha Malo në konferencë për media.
Ndërsa kapiteni i Burkina Fasos Bertrand Traore u shpreh mirënjohës për mikpritjen që e ka pasur nga njerëzit në Kosovës, derisa duke folur për lojtarët dardan, ai ka përmendur disa prej tyre për të cilët ka thënë se ka informacione dhe që i vlerëson shumë për kualitete që ata i posedojnë.
Pas ndeshjes me Burkina Fason, Kosova do të ballafaqohet me Zvicrën më 29 mars./21Media

Back to top button