Vdiq ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright

Madeleine Albright, e para Sekretare Amerikane e Shtetit, ka vdekur nga kanceri në moshën 84-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar me anë të një email-i për stafin e Albright Stonebridge Group, një firmë e themeluar nga Albright.
Albright ishte një figurë qendrore në administratën e Presidentit, Bill Clinton, transmeton rtv21.tv.
Albright ishte sekretare në kohën kur në Kosovë u zhvillua lufta.
Ajo mbrojti zgjerimin e NATO-s, nxiti që aleanca të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik, u përpoq të reduktonte përhapjen e armëve bërthamore dhe mbrojti të drejtat e njeriut dhe demokracinë në të gjithë globin.
Albright ka vizituar tri herë Kosovën, më 1999 sa ishte ende Sekretare, si dhe më 2005 dhe 2019./21Media

Back to top button