Trajneri i Cluj për Ballkanin: Është i fortë, nuk i mposht as Sllavia, as Sivaspori

Trajneri i kampionit të Rumanisë, CFR Cluj, Dan Petrescu e vlerësoi jashtëzakonisht shumë kampionin e Kosovës, Ballkanin pas ndeshjes së zhvilluar sonte në “Fadil Vokrri” që përfundoi me barazim 1-1.
Pas ndeshjes, Petrescu tha se Ballkani është shumë skuadër e fortë dhe se do të jetë rival i fortë edhe për dy rivalët tjerë të grupit, Sllavia Pragën dhe Sivasportin.
“E kam njohur Ballkanin dhe nuk u surprizova, pasi i kam parë tetë ndeshje të tyre së fundmi. E di për siguri që ata në këtë stadium nuk mund t’i mposhtin as Slavia as Sivasspori. Kemi mundësi për ta kaluar grupin, por po ashtu edhe Ballkani ka mundësi të mira”, u shpreh ai.
Ballkani dhe CFR Cluj janë pjesë e Grupit G të Ligës së Konferencës ku bëjnë pjesë edhe Sllavia Praga dhe Sivaspori.

Back to top button